Samiti i OKB do të zhvillohet në Stamboll në maj 2016

Samiti i Kombeve të Bashkua për Ndihmat Humanitare, me përfaqësimin për herë të parë edhe të instituteve civile, do të zhvillohet në maj të vitit 2016 në Stamboll.

Samiti i OKB do të zhvillohet në Stamboll në maj 2016

Përpara këtij samiti, institutet e ndihmave humanitare u takuan në Stamboll.

Samiti, përbën një gur themelor përsa i përket koordinimit të ndihmave humanitare në rajonet e krizës.

30 institute civile me qendër në Turqi, zhvilluan një mbledhje pune përpara samitit.

Në këtë mbledhje u nënvizua pika ku ka arritur Turqia në fushën e ndihmave humanitare.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Samir Elhavary, vlerësoi për TRT-në, rolin e Turqisë në dhënien e ndihmave humanitare.

Elhawary tha se Kombet e Bashkuara shohin të drejta kritikat e Turqisë për mosmështetjen në barrën e Turqisë për refugjatët sirianë.

Përfaqësuesi i OKB-së tha se do të lehtësojnë barrën e Turqisë, Jordanisë dhe Libanit ku janë përjetuar dyndje të refugjatëve sirianë.

“Kombet e Bashkuara janë duke zhvilluar punime për Jordaninë, Libanin dhe Turqinë që përballen me një fluks të madh refugjatësh sirianë. Krahas punimeve për përballimin e nevojave të refugjatëve, përfshihen edhe rregullime në lidhje me hyrjet e pakontrolluara të tyre në vendet e treta” tha Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Samir Elhavary.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme