Presidenti Erdogan në Azerbajxhan takohet me homologun Aliyev

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka shkuar në Azerbajxhan për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Lojërave të Para Evropiane që do të zhvillohen në Kryeqytetin Baku.

Presidenti Erdogan në Azerbajxhan takohet me homologun Aliyev

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Erdogan u takua me homologun azerbajxhanas, İlham Aliyev.

Gjatë vizitës dy-ditore, presidenti turk pritet të takohet edhe me Presidentin e Turkmenisë, Gurbangulu Berdimuhammedov dhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Erdogan, do të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Lojërave të Para Evropiane Baku 2015 që do të fillojë në orën 18.00 me orën e Turqisë.

Në organizimin sportiv gjigand që do të vazhdojë deri në 28 qershor, do të marrin pjesë mbi 6 mijë sportistë nga 49 vende të cilët do të garojnë për medalje në 20 disiplina sportive.

Presidentin Erdogan e shoqërojnë Ministri i Jashtëm Bakanı Mevlut Çavusoglu, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Taner Yildiz dhe Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çağatay Kılıç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme