Davutoglu: Partia AK do të vazhdojë të drejtojë politikën turke

Kryetari i Partisë AK dhe njëherësh Kryeministër në detyrë i Turqisë, Ahmet Davutoglu, realizoi një mbledhje të zgjeruar me kryetarët e degëve të partisë së tij në rrethe.

Davutoglu: Partia AK do të vazhdojë të drejtojë politikën turke

“Të gjithë duhet t’i lexojnë drejtë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Të gjithë do të bëjmë llogari, për këtë jemi mbledhur. Do të llogarisim edhe të ardhmen politike të Turqisë edhe vendin e partisë sonë në këtë të ardhme politike, do të përcaktojmë edhe njëherë pozitën parësore dhe atë të udhëheqjes. Duke pasur parasysh shifrat dhe pikëpamjet e perspektivave, Partia AK është forca politike kryesore e Turqisë”, tha ai.

Më tej, Davutoglu vuri në pah se Partia AK nuk ka arritur të nxjerrë deputetë vetëm në 5 rrethe të vendit, ndërsa opozita kryesore në 37.

“Një forcë politike, që nuk përfaqësohet në 37 provinca të Turqisë, nuk mund të pretendojë për të drejtuar vendin”, shtoi Kryeministri.

Ahmet Davutoglu pohoi se të gjitha ata, që trumbetojnë kinse fundin e periudhës së Partisë AK, duhet ta dinë mirë që zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit kanë treguar edhe një herë se politika turke nuk mund të bëjë pa këtë parti.

“Sot, nesër edhe në të ardhmen Partia AK do të vazhdojë të drejtojë politikën turke. Partia AK është garancia e stabilitetit, paqes, qetësisë së Turqisë dhe, për këtë arsye, në procesin politik të ardhshëm do të hedhim të gjithë hapat e duhura, pa anashkaluar asnjë opsion, si një aktor përcaktues i politikës së të ardhmes. Ne nuk i kemi mbyllur asnjëherë portat e politikës, por i kemi mbajtur gjithnjë hapur. Ndërsa për popullin kemi mbajtur hapur edhe portat e zemrës", përfundoi Kryeministri Davutoglu.


Erdogan: Të respektohet vullneti i popullit e të mënjanohen egot http://ow.ly/OaENd

Posted by Trt Albanian on 11 Haziran 2015 Perşembe

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme