Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi-Dorëheqja e qeverisë publikohet në fletoren zyrtare

Rezoluta për dorëheqjen e qeverisë së 62-të të Turqisë nën kryesinë e Kryeministrit Ahmet Davutoglu pas zgjedhjeve të ditës së diel, është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Turqi-Dorëheqja e qeverisë publikohet në fletoren zyrtare

Në rezolutën që zuri vend në fletoren zyrtare përcillet dorëheqja e qeverisë për të krijimin e një qeverie të re.

Davutoğlu, në shkrimin zyrtar u shpreh me këto fjalë: “ Sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvilluara në 7 qershor 2015, për krijimin e një qeverie të re, ju paraqes dorëheqjen e qeverisë së 62-të të Republikës së Turqisë”.

Dorëheqja u pranua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili e falënderoi Davutoglunë për shërbimet e deritanishme dhe i kërkoi të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e kabinetit të ri.

Erdoğan, në shkrimin në cilësinë e përgjigjes së Davutoglusë cilësoi: “Sipas nenit 104 të Kushtetutës së Republikës së Turqisë, është pranuar dorëheqja e Këshillit të Ministrave. Ju falënderoj për shërbimet e dhëna deri tani dhe ju kërkoj të qëndroni në detyrë deri në krijimin e kabinetit të ri”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme