Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shimon Peres, i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

Ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres, është shprehur i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit në Turqi, bën të ditur e përditshmja izraelite “Jerusalem Post” në një artikull të publikuar ditën e hënë.

Shimon Peres, i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

Duke mos nguruar të shfaqë optimizmin e tij pas humbjes së Partisë AK, themeluar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të shumicës së mjaftueshme për të qeverisur e vetme; Shimon Peres tha se për momentin është penguar plani i Erdoganit për të ndërtuar një sistem presidencial të fuqishëm si ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të ndryshuar kushtetutën e vendit, gjë që do ta fuqizonte më tepër atë.

“Jam shumë i kënaqur nga zhvillimet në Turqi. Erdogani donte ta kthente Turqinë në Iran, por në Lindjen e Mesme nuk ka vend për dy shtete si Irani”, deklaroi ish-presidenti izraelit, pjesëmarrës në konferencën me temë “Izraeli në Vorbullën e Lindjes së Mesme”, organizuar në Qendrën Ndërdisiplinore të qytetit Herzlia.

Më tej, Peres vlerësoi se partia e Erdoganit ka arritur të marrë pak më shumë se 40% të votave në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke u detyruar në këtë mënyrë për të bërë koalicion me partitë opozitare.

“Kjo është një tendencë pozitive për Izraelin dhe Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Shimon Peres është një kundërshtar i zjarrtë i Presidentit Erdogan që pas Samitit Ekonomik të Davosit në vitin 2009, kur lideri turk iu drejtua me fjalët: “One minute!”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme