Baykal: Presidenti Erdogan, i hapur për një qeveri koalicioni

Ish-kryetari i Partisë Popullore Republikane të Turqisë (CHP) dhe njëherësh deputet i zonës së Antalias, Deniz Baykal, deklaroi se Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është i hapur për çdolloj zgjidhjeje me koalicion.

Baykal: Presidenti Erdogan, i hapur për një qeveri koalicioni

Pas takimit me Presidentin Erdogan, mbajtur në Rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Deniz Baykal iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë shtypi.

Baykal vuri në pah se me Presidentin Erdogan ndajnë një qëndrim të përbashkët për sa i takon garantimit sa më parë të stabilitetit në Turqi.

“Unë jam i mendimit se Turqia duhet të kapërcejë urgjentisht këtë periudhë paqartësie. Të njëjtën logjikë e vërejta edhe tek Kreu i Shtetit”, tha ai.

Ish-kreu i CHP-së theksoi gjithashtu se Erdogan është i hapur për zgjidhjen me koalicion.

“Vura re që Presidenti mban një qëndrim të hapur për çdolloj zgjidhjeje me koalicion. Konstatova me kënaqësi se ai nuk ka asnjë rezervë dhe kundërshtim në lidhje me një koalicion ndërmjet partive opozitare. Takimi me Presidentin e vendit më la përshtypjen se dëshira e tij është krijimi i qeverisë pa humbur kohë dhe se do të vlerësojë me optimizëm të gjitha modelet e mundshme”, pohoi ndër të tjera Deniz Baykal, i cili pritet të marrë përkohësisht postin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, si deputeti më i vjetër në moshë.


Presidenti Erdogan pranon dorëheqjen e Këshillit të Ministrave http://ow.ly/O76Js

Posted by Trt Albanian on 10 Haziran 2015 Çarşamba

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme