Akdogan: Partia AK, esenciale për Procesin e Zgjidhjes

Zv/kryeministri turk, Yalçin Akdogan, deklaroi se Procesi i Zgjidhjes, iniciuar për të garantuar bashkimin, integritetin dhe vëllazërinë e Turqisë, është një nga arsyet e ekzistencës dhe ndër objektivat politike më të mëdha të Partisë AK.

Akdogan: Partia AK, esenciale për Procesin e Zgjidhjes

Nëpërmjet një postimi nga media sociale, Akdogan bëri një vlerësim të Procesit të Zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në Turqi.

“Me kalimin e kohës do të shikohet dhe kuptohet më mirë se Partia AK është forca politike esenciale dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e Procesit të Zgjidhjes. Vendosmëria jonë në këtë çështje është e plotë”, shkruan zv/kryeministri Akdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme