Turqi – Numërohen votat e ardhura nga jashtë vendit

Në qendrën e kongreseve “ATO Congresium” në Ankara vazhdon numërimi i votave të zgjedhësve që kanë votuar jashtë vendit

Turqi – Numërohen votat e ardhura nga jashtë vendit

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, ka filluar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në ATO Congresium, Ankara.

Pasi kanë kaluar nga kontrolli i policisë gazetarët kanë hyrë në pallatin e kongreseve dhe ndjekin procesin e numërimit. Votat e ardhura nga jashtë vendit kanë filluar të numërohen menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit në rang vendi.

Rreth 2 milionë e 866 mijë zgjedhës, që cilët jetojnë jashtë Turqisë, kanë votuar në 54 shtete dhe përkatësisht në 112 qendra votimi. 931 mijë e 465 votat e mbledhura janë depozituar në një mijë e 222 kuti votimi.

Ndërkohë numri më i madh i kutive të votimit ka ardhur nga Gjermania dhe në këtë proces numërimi marrin pjesë rreth 7 mijë persona.

Rezultatet e zgjedhjeve legjislative në Turqi mund ti ndiqni në kohë reale duke klikuar linkun:

http://www.trtvotsecim.com/#/dashboard?lang=al i cili do të aktivizohet sapo Këshilli i Lartë Zgjedhor ti japë fund heshtjes zgjedhore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme