Erdogan i dërgoi një mesazh ngushëllimi Joe Biden

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan shprehë ngushëllimet e thella familjes për humbjen e të birit Beau Biden

Erdogan i dërgoi një mesazh ngushëllimi Joe Biden

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i dërgoi një mesazh ngushëllimi Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden për vdekjen e djalit të tij Beau Biden.

Sipas informatave të marra nga burimet presidenciale, Erdogan në mesazhin e tij shprehë dhimbjen e thellë nga vdekja e Beau Biden.

Duke shprehur ngushëllimet e tij familjes Biden, Presidenti Erdoan tha se ndanë dhimbjen nga humbja e të ndjerit së bashku me familjen.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan në mes tjerash shkruan se “nuk ka fjalë me të cilat do të mund të ngushëllohet një person që humbet fëmijën e tij, por dua të them se në këto qaste të vështira lutjet dhe mendimet tona janë me ju”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme