Në Stamboll u kremtua përvjetori i 562-të i ngadhënjimit të Stam

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryeparlamentari Cemil Çiçek dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu

Në Stamboll u kremtua përvjetori i 562-të i ngadhënjimit të Stam

Përvjetori i 562-të i Marrjes së Stambollit u kremtua me një ceremoni madhështore.

Në kremtimin e kësaj fitore, e cila hapi dhe mbylli një periudhë, morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryeparlamentari Cemil Çiçek dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Ceremonia filloi me koncertin e bandës mehteran e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Njësisë Historike të Osmanlinjve që përbëhej prej 562 anëtarëve.

Avionët luftarak me parakalimin e tyre në qiellin e Stambollit i shtuan edhe më shumë larmi ceremonisë së kremtimit.

Më pas ceremonia vazhdoj me këndimin e librit të shenjtë Kurani Kerimit.

Presidenti Erdogan marrjen e Stambollit e cilësoi se “ringjallje dhe bashkim për ripërtëritje”.

Edhe Kryeparlamentari, Çiçek duke e bërë të ditur se Stambolli është një kujtim i Sulltan Mehmetit Ngadhënjimtarit tha se “është detyrë e jonë që ti dalim zot këtij kujtimi”.

Ndërkaq Kryeministri Davutoglu tha se Stambolli do të shndërrohet në një qendër botërore.

Marshet e kënduar nga banda mehteran entuziazmoi të pranishmit në sheshin e Yenikapis.

Në platformën gjigante të ngritur në shesh me anë të dritave u gjallërua edhe ngadhënjimi i Stambollit.

Ceremonia mori fund me shfaqjen e fishekzjarrëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme