Ministri i Jashtëm reagon ndaj BE-së

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoi ndaj BE-së duke thënë “A është kjo botëkuptimi i juaj i demokracisë dhe lirisë?”

Ministri i Jashtëm reagon ndaj BE-së

Vazhdojnë reagimet ndaj përjashtimit të Mahinur Ozdemit, anëtarit të parlamentit të Belgjikës, nga partia e tij për shkak të refuzimit të pretendimeve armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoj ashpër ndaj këtij vendimi me fjalët “A është kjo botëkuptimi i juaj i demokracisë dhe lirisë?”

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në mediat sociale, Ministri Çavusoglu tha se përjashtimi i Ozdemirit nga Partia e Qendrës Demokratike Humaniste është i papranueshëm.

Ndërsa Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Tanju Bilgiç në një deklaratë me shkrim ka thënë se “Ndjejmë shqetësim të thellë nga përjashtimi i Ozdemirit nga partia e tij”.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se “Kemi pritur me befasi një vendim të tillë që bie ndesh me vlerat demokratike të një partie politike në Belgjikë, e cila ka një traditë rrënjësore të demokracisë”.

Duke e cilësuar këtë ngjarje si “ekskluzive që mbjell fara të mosmarrëveshjes”, zëdhënësi Bilgiç tërhoqi vëmendjen se ky vendim në vend se të kontribuoj në zgjidhjen e problemeve të integrimit, do ti thelloj edhe më shumë ato.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme