Ngadhënjimi i Stambollit, Erdogan mesazh 4-gjuhësh në "Twitter"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar në rrjetin social “Twitter” një mesazh 4-gjuhësh me rastin e 562-vjetorit të Ngadhënjimit të Stambollit.

Ngadhënjimi i Stambollit, Erdogan mesazh 4-gjuhësh në "Twitter"

“Uroj gëzuar përvjetorin 562. të Ngadhënjimit të Stambollit dhe kujtoj me respekt e mirënjohje Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarin dhe ushtrinë e tij të lavdishme”, shkruan lideri turk në llogarinë personale në “Twitter”, duke e publikuar këtë mesazh në turqisht, kurdisht, anglisht dhe arabisht.

Ndërsa nëpërmjet një tjetër postimi, sërish në të njëjtin rrjet social, Presidenti Erdogan fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet, që organizohen sot (30 maj) në Yenikapi të Stambollit, “për të jetuar së bashku atmosferën e Ngadhënjimit”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme