Erdogan: Ngadhënjimi i Stambollit ndryshoi rrjedhën e historisë

"Ngadhënjimi i Stambollit është një fitore e mrekullueshme, që ka ndryshuar rrjedhën e historisë", deklaroi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në mesazh e tij me rastin e “562-vjetorit të Ngadhënjimit të Stambollit”.

Erdogan: Ngadhënjimi i Stambollit ndryshoi rrjedhën e historisë

Lideri turk publikoi një mesazh me rastin e “562-vjetorit të Ngadhënjimit të Stambollit”.

“Falë rezultateve politike, sociale dhe kulturore, që solli me vete, Ngadhënjimi i Stambollit është një nga fitoret më të mrekullueshme të popullit tonë të shtrenjtë; një nga ato fitore, që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë”, shprehet Erdogan në mesazhin e tij.

Duke vënë në pah se Ngadhënjimi i Stambollit spikat në histori edhe nëpërmjet konceptit qeverisës së Sulltan Mehmetit II, bazuar në tolerancë dhe drejtësi; Presidenti Erdogan nënvizon se gjatë procesit në vijim, kjo ngjarje historike ka krijuar terrenin e përshtatshëm që qyteti të transformohet në një vend bashkëjetese për besime dhe kultura të ndryshme.

“Natyra, pasuritë historike dhe kulturore e vendosin Stambollin në mesin e qyteteve më të çmuara në botë. Amanet i Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit dhe ushtarëve të tij sypatrembur, Stambolli vijon të zhvillohet edhe sot e kësaj dite si një qendër biznesi, finance, tregtie, arti dhe kulture në vendin tonë”, thekson ndër të tjera Presidenti Erdogan.

Një mesazh me këtë rast publikoi edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Cemil Çiçek.

“Stambolli është një ndër qytetet më të lashta mbi rruzullin tokësor. Ai është kujtimi më i shenjtë i historisë së shkruar nga populli ynë. Emri më i lartë i këtij kujtimi është Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari. Është detyra jonë e përbashkët, si shtet dhe si shoqëri, që t'i mbartim këtë qytet kaq të bukur dhe vlerat e tij materiale e shpirtërore në vendin e merituar”, shkruan Kryetari i Kuvendit të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme