TIKA përuron 3 projekte të reja

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha se Turqia është lider botëror për nga aspekti i ndihmave humanitare

TIKA përuron 3 projekte të reja

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, e cila i del për zot trashëgimisë kulturore, vazhdon të shtrij dorën e ndihmës në vendet vëlla dhe mik.

Përurimi i tre projekteve të realizuara nga ana e TIKA-s në Ordu të Turqisë e bëri Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus.

Kurtulmus tha se Turqia është lider botëror për nga aspekti i ndihmave humanitare.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA me aktivitete dhe mijëra projekte humanitare të ndërmarra në 140 vende të botës vazhdon të jetë një faqe e bardhë e Turqisë.

Përurimi i tre projekteve të ndara të realizuara në Gjeorgji, Palestinë dhe Bosnje-Hercegovinë me moton e njëjtë “Vendet e ndryshme, firma e njëjtë”, u bë në qytetin Ordu të Turqisë.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit tha se ndihmat humanitare të Turqisë në 12 vitet e fundit u rritën për 44 herë.

Kurtulmus tha se projektet e TIKA-s vazhdojnë të ndjekin vlerat e qytetërimit turk.

Shtëpia e jetimëve në Gjeorgji, shkolla turke El Halil në Palestinë dhe shkolla fillore Aleksa Santiç në Bosnje-Hercegovinë u përuruan me ceremoninë e organizuar në parkun Ataturk në Ordu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme