Përurohet aeroporti i 55-të i Turqisë, Erdogan në ceremoni

“Një popull, një flamur, një atdhe, një shtet”, deklaroi sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Aeroportit “Selahattin Eyyubi” në Jyksekova të provincës lindore Hakkari.

Përurohet aeroporti i 55-të i Turqisë, Erdogan në ceremoni

Aeroporti i 55-të i Turqisë hyri në shërbim të qytetarëve me një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu.

Gjatë fjalimit të rastit, Erdogan tha se Procesi i Zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në Turqi ka nisur bashkë me popullin, për popullin dhe si i tillë do të përmbyllet me sukses.

“Sot kemi një kanal televiziv shtetëror (TRT Kurdi), që bën transmetime në gjuhën kurdë”, shtoi ai, duke theksuar se Enti i Çështjeve Fetare, nga ana e tij ka përgatitur dhe shpërndarë 10 mijë copë Kuranë me përkthim dhe interpretim në kurdisht.

Lideri turk vuri në pah se shkaktare e mungesës së investimeve në këtë zonë është organizata terroriste (PKK). “Nëse eliminohet ajo, atëherë nuk do të ketë më as papunësi”, nënvizoi ai.

Një fjalim në këtë ceremoni mbajti edhe Kryeministri Davutoglu, i cili u ndal gjithashtu mbi Procesin e Zgjidhjes, duke thënë se hapat e bërë deri më tani nuk kanë ardhur nga kërcënimet, por nga respekti për të gjithë qytetarët e Turqisë.

“Këtë aeroport nuk e ndërtuam vetëm për Provincën Hakkari, por edhe për mysafirët irakianë e iranianë. Vizioni ynë është ta shndërrojmë Jyksekovan në një qendër të transportit për Hakkarin dhe vendet e rajonit”, tha kreu Ankarasë zyrtare.

Aeroporti “Selahattin Eyyubi” u ndërtua për 5 vjet. Ky aeroport, kapaciteti vjetor i të cilit është 1 milion pasagjerë, formohet nga ndërtesa e terminalit, blloku teknik, kulla e kontrollit të trafikut ajror, qendra e ngrohjes, centrali elektrik, njësia zjarrfikëse, garazhi i makinerive të rënda, posta policore, objekti i kontrollit të hyrjeve, ndërtesa e shërbimeve dhe parkingu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme