Erdogan bën hapjen e Forumit Botëror për Rregullimin e Energjisë

Erdogan tërhoqi vëmendjen në puset e naftës që ndodhen në duart e organizatës terroriste DAESH

Erdogan bën hapjen e Forumit Botëror për Rregullimin e Energjisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se e gjithë bota duhet të dijë se në shekullin e 21-të ky sistem brutal nuk do të mund të vazhdoj më.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në edicionin e 6-të të Forumit Botëror për Rregullimin e Energjisë që organizohet në Stamboll, tërhoqi vëmendjen në puset e naftës që ndodhen në duart e organizatës terroriste DAESH.

“A thua për kë është duke i përdorur DAESH-i këto puse? Aktualisht me të ardhurat nga këto puse DAESH-i blenë armatim me të cilat vazhdon masakrimin e njerëzve”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Duke thënë se “Për mua në radhë të parë është njeriu”, Presidenti Erdogan vijoi kështu: “Ata të cilit vendet dhe popujt e tyre i vlerësojnë sipas pasurive nëntokësore përgatitin terrenin për dhimbjet e papërshkrueshme“.

Presidenti gjatë fjalimit të tij gjithashtu tha se ngjarjet e jetuara në Palestinë, Libi, Egjipt, Irak dhe Siri japin mësime të rëndësishme. “Ndërkohë që në Lindjen e Mesme përdhosen parimet, të cilat janë garanc e paqes dhe stabilitetit global, shoqëria ndërkombëtare nuk arriti ta kaloj këtë provim”, u shpreh Erdogan.

Në fjalimin e tij të mbajtur Presidenti Erdogan duke prekur në negociatat e Qipros tha se “Ne do të jemi më të kënaqur në qoftë se palët arrin në marrëveshje mes tyre”.

“Nuk bëhet fjalë që të heqim dorë nga politikat tona në lidhje me Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe burimet e energjisë në ishull. Ne me çdo rast kemi thënë dhe vazhdojmë të përsërisim se çdo burim që do të shfrytëzohet në rajon duhet ti takoj të dyja palëve të ishullit”, deklaroi Erdogan.

Edicioni i 6-të i Forumit Botëror për Rregullimin e Energjisë hapjen e të cilit e bëri Presidenti Erdogan do të vazhdoj me punime deri më 28 maj.

Në këtë forum do të takohen përfaqësuesit e institucioneve për rregullimin e tregjeve të energjisë, politikanët, përfaqësues të kompanive, organizatave financiare, akademikë dhe përfaqësues të konsumatorëve të vendeve të ndryshme.

Mbi 100 moderatorë dhe folës të zgjedhur nga sektori i energjisë dhe fusha e rregullimit do të mbajnë nga një fjalim në këtë forum ku do të organizohen 24 panele.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme