Stamboll - Mbahet Forumi Botëror për Rregullimin e Energjisë

Sot në Stamboll fillon punimet forumi i gjashtë Global për Rregullimin e Energjisë, një aktivitet i organizuar nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK).

Stamboll - Mbahet Forumi Botëror për Rregullimin e Energjisë

Forumi i gjashtë Botëror për Rregullimin e Energjisë (Sixth World Forum on Energy Regulation- WFER), do të fillojë sot dhe do të përfundojë më 28 maj.

Agjencia turke e lajmeve AA do të jetë sponsor i këtij evenimenti që mbahet në Stamboll për katër ditë me radhë.

Forumi do të organizohet nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK-EMRA). Bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij forumi do të jetë rregullimi i tregut të energjisë.

Gjithashtu organizatorët bëjnë të ditur se forumi ka për qëllim të zhvillojë një qasje të përbashkët për rregullimin e tregut të energjisë, duke mbledhur së bashku drejtuesit e institucioneve rregullatore dhe përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe përfaqësuesit e vendeve në zhvillim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme