Turqia hodhi hapin e parë në hapësirë

Në Qendrën për Integrimin dhe Testimin e Sistemeve Hapësinore e cila është afërsisht 3 mijë e 800 metër katror do të kryhet montimi, integrimi dhe testimet e disa satelitëve përnjëherësh që arrijnë deri në masën 5 ton.

Turqia hodhi hapin e parë në hapësirë

Turqia realizoi përsëri një risi... Në Ankara u çel qendra e parë satelitore e Turqisë.

Qendra për Integrimin dhe Testimin e Sistemeve Hapësinore është ngritur në provincën Kazan në një sipërfaqe afërsisht 3 mijë e 800 metër katrorë.

Në Qendrën e Testimit dhe Integrimit të Sistemeve Hapësinore (USET) të ngritur në kuadër të programit satelitor Göktürk-1 nën monitorimin e Industrisë hapësinore dhe ajrore turke (TUSAŞ) do të do të kryhet montimi, integrimi dhe testimet e satelitëve në të njëjtën kohë më shumë se një satelit dhe me masë deri në 5 ton.

Puna në qendër do të fillojë me satelitin GÖKTÜRK-1.

Turqia me këtë kompleks të cilën pak vende në botë e kanë, në të ardhmen do të jetë një aktor ndërkombëtar me shërbimet që do të kryhen në këtë qendër.

Qendra, në sajë të lidhjes direkt me aeroportet ushtarake do të eliminojë edhe domosdoshmërinë e transportit rrugor të satelitit dhe do të sigurojë një avantazh të madh në menaxhimin e sigurisë, kostos dhe riskut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme