Erdogan: Nëse s'njeh historinë, gjuhën e fenë, nuk ke të ardhme

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë sot në ceremoninë e projektit “Fatih” të Ministrisë së Arsimit Kombëtar për shpërndarjen e kompjuterëve tabletë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Erdogan: Nëse s'njeh historinë, gjuhën e fenë, nuk ke të ardhme

"Duke nisur nga viti 2016, ne do t’iu shpërndajmë sërish nxënësve tanë për 4 vjet me radhë 10 milionë e 600 mijë tableta. Ndërsa sot, uroj që 700 mijë tabletat, që do të shpërndahen për mësuesit dhe nxënësit, të jenë të dobishme. Me projektin ‘Fatih’ po formojmë një infrastrukturë të fortë dhe cilësorë në arsim. Këta kompjuterë tabletë janë prodhuar me dizajn vendas, në vendin tonë, dhe tabletat tona kanë një cilësi më lartë se ato në treg", tha Erdogan në fjalën e rastit.

Duke iu drejtuar nxënësve, lideri turk u shpreh me fjalët: "Rini, dua të dini diçka! Nëse një brez nuk njeh historinë, gjuhën dhe fenë e tij, ai brez nuk ka të ardhme."

Ai theksoi më tej se sot, në të gjitha 81 provincat e vendit, do të shpërndahen 700 mijë tableta, duke njoftuar se mësuesve dhe nxënësve u janë shpërndarë 737 mijë e 800 të tilla deri më tani.

Erdogan tërhoqi vëmendjen edhe mbi rëndësinë e arsimit.

"Po formojmë një infrastrukturë të fortë dhe cilësore në arsim. Projekti Fatih nuk kufizohet vetëm me këto tableta, pasi ai përfshin edhe mjete të tjera, si kompjuterë, tabela digjitale, printerë me shumë funksione dhe lidhje internetore me fibra optike nëpër shkolla. Besoj se këto shërbime ndaj nxënësve do të prezantohen me shpejtësi. Uroj që këto kompjuterë të përdoren në kërkime e studime dhe për të mirën e popullit dhe vendit tonë", pohoi ndër të tjera Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme