Turqia rrit me shpejtësi kapacitetin e energjisë së erës

Centrali i Energjisë së Erës ndërtuar nga ana e sektorit privat në Provincën Karaburun të Izmirit, u çel me një ceremoni ku mori pjesë edhe Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildız.

Turqia rrit me shpejtësi kapacitetin e energjisë së erës

Taner Yildiz, në fjalimin e rastit tha se me hyrjen në prodhim të centralit të ri, do të kursejnë 850 milion dollarë që vitin e kaluar u shpenzuan për gazin natyror.

Centrali me një fuqi 28 megavat ka kapacitetin për të përmbushur nevojat vjetore të një vendbanimi me 30 mijë banorë.

Centrali me 10 turbina ere, ka kushtuar 33 milion e 500 bijë euro.

Zona që ka më shumë centrale të prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës në Turqi është ajo e Egjeut.

Ndërsa po të shikojmë shpërndarjen e fuqisë së instaluar në energjinë e prodhuar nga turbinat e erës provinca e Balıkesir-it zë vend të parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme