Turqia nuk ka për ta njohur aneksimin e Krimesë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në Kiev me rastin e 71-vjetorit të internimit masiv të Tartarëve të Krimesë tha se Turqia nuk do ta njohë aneksimin ilegal të Krimesë.

Turqia nuk ka për ta njohur aneksimin e Krimesë

Internimi i tartarëve të Krimesë u evokua në 71-vjetorin e tij.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në fjalën e rastit Çavushollu tha se 18 Maji, përvjetori i një fatkeqësie të madhe, është ditë e thellë fati jo vetëm për Tartarët e Krimesë, por edhe për të gjithë botën turke.

Në ceremoninë e mbajtur në Kiev morën pjesë edhe Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Kryeministri Arseniy Yatsenyuk, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë Refat Çubarov dhe autoritete të tjera ukrainase si dhe shefat e misioneve të huaja në këtë vend.

Në fjalën që mbajti në këtë ceremoni Çavushollu tha se Turqia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin në mënyrë ilegale të Krimesë.

“Eshtë e pamundur të pranosh trajtimin me të cilin përballen sot Tartarët e Krimesë, të cilët nuk i janë drejtuar dhunës në asnjë periudhë të historisë dhe kërkesat e tyre përherë i kanë shprehur me rrugë paqësore”, u shpreh shefi i diplomacisë turke.

Çavushollu sqaroi se në Krime kanë dërguar një delegacion jo-zyrtar dhe kanë dëgjuar nga afër problemet e popullatës tartare.

“Ne do të vazhdojmë ti mbështesim bashkëkombësit tanë Tartarë të Krimesë. Këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë bashkë me Ukrainën. Do të vazhdojmë të jemi pranë në kauzën e tyre të drejtë”, theksoi Mevlut Çavushollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme