Presidenti Erdogan solidarizohet me tartarët e Krimesë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi një bisedë telefonike me liderin e tartarëve të Krimesë dhe deputetin ukrainas, Mustafa Abduldzhemil Qirimoglu, me rastin e 71-vjetorit të tragjedisë së internimit të tartarëve krimeanë.

Presidenti Erdogan solidarizohet me tartarët e Krimesë

Erdogan i bëri me dije bashkëbiseduesit të tij se Turqia solidarizohet me bashkëkombësit tartarë edhe në këto ditë zie të vështira.

Lideri turk theksoi se internimi i tartarëve të Krimesë është shënuar në histori si një faqe e zezë, duke shtuar se kjo ngjarje çnjerëzore nuk do të lihet kurrë në harresë.

Ai i rikujtoi deputetit Qirimoglu se prioriteti i Turqisë që prej fillimit të krizës në Ukrainë është qetësia, mirëqenia dhe siguria e tartarëve krimeanë.

Po ashtu, Presidenti Erdogan cilësoi si “të papranueshëm” ndalimin e ceremonive përkujtimore nga autoritetet vendore ruse në Krime, më datë 18 maj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme