Lufta ndaj terrorizmit, interes i përbashkët Turqi-Bosnjë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, gjatë konferencës për media foli në lidhje me vajtjet e qytetarëve të Bosnjes në luftëra të huaja, duke thënë se Turqia deri më tani ka kthyer 141 shtetas të Bosnje Hercegovinës.

Lufta ndaj terrorizmit, interes i përbashkët Turqi-Bosnjë

"Aktualisht 14 mijë persona e kanë të ndaluar hyrjen në Turqi, ndërsa 141 persona nga Bosnje-Hercegovina janë kthyer. Këtë duhet ta dini", ka thënë Recep Tayyip Erdoğan në konferencën për media pas takimit me anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjes.

Në anën tjetër kryesuesi i Presidencës së Bosnjes, Mlladen Ivaniç duke folur në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit turk, në lidhje me vajtjet e shtetasve të këtij vendi në fushëbetejat e huaja vuri në dukje se Turqia si një nga vendet më të ekspozuara ndaj rrezikut nga terrorizmi luan një rol të rëndësishëm në luftimin e këtij fenomeni.

"Turqia sigurisht se është vendi i cili në kufijtë e vet ka rajone ndoshta më të paqëndrueshme në botë, dhe mendoj se ballafaqohet shumë mirë me këtë problem. Agjencitë tona të sigurisë bashkëpunojnë shumë mirë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin, sepse lufta kundër terrorizmit është interes i përbashkët i të dyja vendeve", porositi Ivaniç.

Erdogan gjithashtu tha se vizita e sotme në Sarajevë është shumë e rëndësishme për të dyja vendet kur është në pyetje bashkëpunimi në të gjitha fushat.

I pyetur në lidhje me statistikat që tregojnë investime më të ulëta të Turqisë në Bosnje dhe disa vende tjera të rajonit në krahasim me vendet tjera siç është Rumania, Erdoğan tha se statistika të tilla nuk përmbajnë tregues të vërtetë.

"Ju përdorni të dhëna të paplota. Nëse merret në konsideratë sipërfaqja dhe numri i banorëve Bosnje udhëheqë me investime turke në përgjithësi. Kur shikoni Rumaninë, mund të shihni se bëhet fjalë për sektorin privat, dhe jo për investimet e shtetit", ka thënë Erdoğan.

Ai më tej shtoi se "shkëmbimi tregtar ndemjet dy vendeve është rreth 500 milionë dollarë, nuk jemi të kënaqur dhe do ta rrisim, kemi biseduar në lidhje me këtë. Me mua janë ministrat të cilët kanë shënuar gjithçka nga takimet dhe do të punojnë në të ardhmen që kjo të realizohet."

Presidenti turk Erdoğan ka thënë se Turqia ofron mbështetje ndaj BeH në rrugën se saj drejt anëtarësimit në NATO dhe do të vazhdojë ta bëjë në mënyrë të vazhdueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme