Turqi-Vrimë misterioze në Karapinar të Konyas

Një vrimë misterioze dhe e frikshme me diametër prej 10 metrash dhe thellësi afër 70 metra, u shfaq në një plantacion të misrit në Karapinar, jo shumë larg nga Konya

Turqi-Vrimë misterioze në Karapinar të Konyas

Një vrimë misterioze dhe e frikshme me diametër prej 10 metrash dhe thellësi afër 70 metra, u shfaq në një plantacion të misrit në Karapinar, jo shumë larg nga Konya e Turqisë.

Mehmet Biltekin, banor i fshatit Gullukuyu, pronar i plantacionit ku është shfaqur vrima, pretendon se për këtë rast e kanë njoftuar fqinjët.

"Fqinjët thonë se kanë dëgjuar momentet kur ndodhur zhvendosje dhe krijimin e vrimës së madhe. Nuk dimë se çfarë të bëjmë, jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë", thotë Biltekin, duke shtuar se është fat i madh që askush në ato momente nuk ishte në plantacion.

Edhe në fshatin e afërt, Cayircukur në janar ishte shfaqur një vrimë e njëjtë me diametër tre metra dhe thellësi prej 10 metrash.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme