Erdogani dekorohet me Urdhrin e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pasi përfundoi vizitën zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bujar Nishani, u kthye në Turqi.

Erdogani dekorohet me Urdhrin e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë

Në mbrëmje, para se të nisej, ai mori pjesë në darkën e shtruar për nder të tij nga homologu Nishani i cili e dekoroi Presidentin Erdogan me Urdhrin e Flamurit Kombëtar.

Krahas Presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij, Emine Erdogan, në mbrëmje morën pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, Ministri i Brendshëm, Selahattin Ozturk, Ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, Ministrja e Familjes, Aysenur Islam, dhe Ministri i Brendshëm, Sebahattin Öztürk.

Më pas delegacioni i Turqisë, u nis drejt Aeroportit Nënë Tereza për të fluturuar drejt Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme