Turqia me 18 anëtarë në KE ndërsa turqishtja ndër gjuhët e punës

Në muajt e ardhshëm, numri i parlamentarëve turq në Këshillin e Evropës, nga 12 do të shkojë në 18 parlamentarë dhe pas kësaj, turqishtja do të zërë vend ndër gjuhët e punës në parlament.

Turqia me 18 anëtarë në KE ndërsa turqishtja ndër gjuhët e punës

Raporti në lidhje me rritjen e numrit të anëtarëve dhe projektligji i tij, do të miratohet në mbledhjen e komitetit të përhershëm që do të mblidhet në Sarajevë në 21-22 maj.

Raporti dhe projektligji që pritet të pranohet, hap rrugën për përfaqësimin e Turqisë si vendet e tjera me 18 anëtarë.
Pas kësaj, turqishtja do të përdoret si gjuhë e punimeve në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Gjuhët zyrtare të kuvendit janë anglishtja dhe frëngjishtja. Ndërsa gjuhët e punimeve, krahas këtyre dy gjuhëve janë italishtja, rusishtja dhe gjermanishtja.

Me këtë risi, turqishtja do të jetë ndër gjuhët që do të përkthehet drejtpërsëdrejti në Seancat e përgjithshme.

Ndër kriteret më të rëndësishme për rritjen e numrit të përfaqësuesve të Turqisë, ishte popullata dhe donimet e bëra në buxhetin e parlamentit.

Turqia, kishte propozuar që për vitin 2016, të ishte sponsorizuesja kryesore e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme