Ministri Bozkir i bindur për zgjidhjen e problemit qipriot

Bozkir: “Ka ardhur koha për zgjidhjen e problemit të Qipros”

Ministri Bozkir i bindur për zgjidhjen e problemit qipriot

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori turk, Volkan Bozkir bëri fjalë me shpresë për çështjen e Qipros.

Duke e bërë të ditur se “Ka ardhur koha për zgjidhjen e problemit të Qipros”, Ministri Bozkir tha se “duke filluar nga shtatori ky problem do të mbetet në të kaluarën”.

Në përgjigje të pyetjeve gjatë pjesëmarrjes në një program të një kanali privat televiziv, Ministri Bozkir bëri të ditur se me përditësimin e marrëveshjes së Unionit Doganor, vëllimi tregtar i Turqisë do të dyfishohet.

Ndërkaq në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Ministri Bozkir foli kështu: “Bashkimi Evropian nuk e ka atë luks për të mos e pranuar Turqinë, e cila ka një popullatë të re, punëtore, me një ekonomi me rritje më të madhe se shumica e vendeve të Evropës, që ka një ushtri të fortë dhe që ndodhet në një pozitë strategjike energjetike”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme