Çiçek në përmendoren e diplomatëve turq të vrarë nga armenët

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Xhemil Çiçek në fund të vizitës në Portugali, përjetoi momente emocionuese.

Çiçek në përmendoren e diplomatëve turq të vrarë nga armenët

Çiçek, vizitoi përmendoren e ngritur për diplomatët turq që ranë dëshmorë prej terroristëve armenë.

Kryeparlamentari Cemil Çiçek dhe bashkëshortja Gulten Çiçek, sëbashku me Atasheun e Ambasadës Turke në Lisbonë dhe bashkëshorten e tij, vizituan përmendoren e ngritur në vendin ku ranë dëshmorë diplomatët turq në vitin 1982.

Çiçek vendosi kurorë me lule në përmendore dhe sëbashku me delegacionin që e shoqëronte mbajti qëndrim nderi. 

Në këtë vizitë mori pjesë edhe Francisco Simoes, skulptori i përmendores, që përbëhet nga 3 pjesë "Liri", "Paqe" dhe "Drejtësi".

Edhe Paulo Vistas, Kryetari i Bashkisë së rajonit Oeyrash që dha kontributin në ndërtimin e përmendores tha: “Kjo përmendore simbolizon bashkëjetesën në Paqe”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme