Çavusoglu: Turqia dëshiron afrimin e popujve turq dhe grekë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Ankara me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocias

Çavusoglu: Turqia dëshiron afrimin e popujve turq dhe grekë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se objektiv kryesor i Turqisë është të afrojë edhe më shumë popujt turq dhe grekë, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Ankara me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kocias dhe pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Çavuşoğlu u shpreh se kanë rënë dakord për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa vijoji me këto fjalë: "Qëllimi ynë kryesor si Turqi është që të afrojmë edhe më shumë popujt turq dhe grek, përmirësimin e marrëdhënieve të mira dhe Detin Egje ta sjellim në një ‘det miqësie’. Në bisedimet tona në kuadër të rritjes së sigurisë diskutuam për masat që do të merren për mos krijimin e incidenteve të padëshiruara të aktiviteteve ushtarake në Egje. Kemi rënë dakord në një sërë masash për rritjen e sigurisë që besojmë se do të rrisë sigurinë në det".

Ministri i jashtëm turk ka theksuar më tej se do të vazhdojnë punimet për të hedhur hapat shtesë në masat e sigurisë dhe se vazhdojnë përpjekjet në kuadër të mekanizmave të dialogut për të arritur zgjidhje në problemet me dy vendeve dhe në këtë çështje vullneti politik është i plotë.

Çavuşoğlu ka pohuar se: "Ne kemi një angazhim për forcimin e mëtejshëm të infrastrukturës së transportit". Ai gjithashtu shpjegoi përpjekjet e mëtejshme për projektin e trenit të shpejtë Selanik-Stamboll dhe në transportin detar Greqi-Izmir.

- Çështja e Qipros-

Çavuşoğlu, i cili ka shprehur praninë e vullnetit të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Qipros, vazhdoi më tej duke theksuar se: "Kemi një kënaqësi të madhe për rifillimin e negociatave me 15 maj. Si Turqi dhe Greqi kemi vendosmërinë për të inkurajuar të dy palët dhe dy liderët në ishull. Duhet ti ndihmojmë ata. Kemi vendosmërinë më shumë se kurdoherë për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe zhvillimin e negociatave për të krijuar një sistemi të federatës nga dy shtetet përbërëse nën themelimin e deklaratës së përbashkët të dy liderëve më 11 shkurt 2014. Dua të them se mund të arrijmë një paqe dhe një zgjidhje të përhershme nëse do të jetë e njëjta vendosmëri edhe nga Qiproja greke dhe Greqia".

- "Ne duam të zgjidhim problemet në Egje"-

Ndërsa Ministri i Jashtëm grek, Kocias duke theksuar se ai është takuar me Kryeministrin Ahmet Davutoğlu dhe gjithashtu do të takohet edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan tha se Kryeministri grek Alexis Tsipras është ftuar në Turqi dhe se ai e ka pranuar këtë ftesë.

Kocias ka pohuar se është punuar 25 vjet për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-Greqi dhe theksoi se mbështet që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ndërtohen në bazë të miqësisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej duke theksuar se dëshirojnë që Qipro të jetë në miqësi dhe në bashkëpunim me të gjitha shtetet dhe se dëshirojnë që të "të dalë në pah një Qipro në marrëdhënie të mira me Turqinë dhe Greqinë dhe e cila të mos ketë nevojë për fuqitë garantuese. Jemi krah një Qiproje që mund të sigurojë të drejtat e qipriotëve turq dhe qipriotëve grekë".

Kocias gjithashtu ka cekur edhe çështjen e emigrantëve ku ka theksuar se në këtë çështje ata duan të forcojnë marrëdhëniet me Turqinë dhe se kanë rënë dakord për të bërë rregullimet ligjore për hedhjen e hapave të nevojshëm të ministrive të brendshme dhe të drejtësisë.

Pas konferencës për shtyp dy ministrat dhe delegacionet shoqëruese kanë patur një drekë pune nën shoqërinë e muzikës turke dhe greke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme