Erdogan: Regjimi i Esadit humbet në fuqi

Opozitarët në Siri janë duke arritur suksese çdo ditë e më shumë

Erdogan: Regjimi i Esadit humbet në fuqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se regjimi i Esadit në Siri ka filluar të humbet në fuqi.

Presidenti Erdogan në mes tjerash tha se “Opozitarët në Siri janë duke arritur suksese çdo ditë e më shumë. Pa dyshim se kontribut të veçantë në sukseset e opozitarëve kanë edhe vendet e rajonit”.

Gjatë kthimit nga vizitat e realizuara në Gjermani dhe Belgjikë në fundjavë, Erdogan bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët që e shoqëronin në avion.

Presidenti Erdogan tha se ka qenë kënaqësi e veçantë fjalimi para një turme të entuziazmuar të mërgimtarëve turq që jetojnë në Gjermani dhe Belgjikë.

Duke thënë se ekonomia turke jep sinjale pozitive, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen në rritjen e prodhimit industrial.

Erdogan tha se stabiliteti dhe siguria do të bëjnë Turqinë edhe më tërheqëse, ndërsa shtoi se “Investitorët e huaj posaçërisht tregojnë interes në stabilitet dhe siguri”.

Në vlerësimin e tij të zgjedhjeve të përgjithshme të zhvilluara në Angli, Presidenti Erdogan tha se dorëheqja e liderëve të partive humbëse në këto zgjedhje paraqet një shembull të mirë nga aspekti i politikës botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme