Luksemburg: Turqia thërret në Ankara ambasadorin për konsultim

Një vendim politik në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, u mor edhe nga Parlamenti i Luksemburgut, duke mbështetur pretendimet armene.

Luksemburg: Turqia thërret në Ankara ambasadorin për konsultim

Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi kundër këtij vendimi politik me një deklaratë me shkrim.
“Dënojmë fuqishëm dhe refuzojmë vendimin e padrejtë që shtrembëron të drejtën historike dhe drejtësinë të marrë nga Parlamenti i Luksemburgut”

Në deklaratë nënvizohej gjithashtu se Parlamenti i Luksemburgut është shumë larg konceptit të cituar të marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara të vitit 1948.

“Nëse parlamentet do ta vinin veten në vendin e gjykatave ndërkombëtare dhe nëse do të merrnin vendime në lidhje me krime të rënda ashtu siç është gjenocidi, do të abuzonin me historinë dhe ligjin” shkruhej në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë zinte vend gjithashtu edhe shprehja: “Turqia, faqet e dhimbshme të historisë së përbashkët me armenët, do të vazhdojë ti përkujtojë në mënyrë krenare dhe me respekt reciprok”.

Ndërkaq, Ambasadori i Turqisë në Luksemburg, Levent Şahinkaya, u thirr për konsultime në Ankara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme