Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Volkan Bozkir: 2015-a mund të jetë viti i zgjidhjes në Qipro

Ministri turk i Integrimit Evropian, Volkan Bozkir, i ftuar sot në emisionin e një kanali televiziv privat, deklaroi se 2015-a mund të jetë viti i zgjidhjes së problemit qipriot.

Volkan Bozkir: 2015-a mund të jetë viti i zgjidhjes në Qipro

“Sot, zgjidhja e problemit qipriot duket më e lehtë se zgjidhja e krizave në Siri dhe Ukrainë. Sheshimi i problemit në një ishull të ndarë në aspektin politik; pra nëse arrijmë të rrëzojmë murin në Lefkoshë dhe Qipro brenda këtij viti, që përkon me 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit; do të ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë botërore”, u shpreh kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin.

Duke tërhequr vëmendjen se negociatat në Qipro do të rifillojnë gjatë javës së ardhshme, Volkan Bozkir tha se problemi qipriot duket i zgjidhshëm deri në shtator, ose brenda disa muajve pas tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme