Presidenti i RTQV viziton Ankaranë
Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci pas zgjedhjes së tij në këtë post vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Ankara
Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci pas zgjedhjes së tij në këtë post vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Ankara.
Akinci fillimisht u takua me Kryeministrin Ahmet Davutoglu, ndërsa në takim me Presidentin Erdogan u prit me ceremoni zyrtare.
Pas takimit me Kryeministrin Davutoglu në Pallatin Çankaja, Presidenti Akinci kaloi në mauzoleun e Ataturkut.
Këtu Akinci në librin e kujtimeve shënoi kështu:
“Përkulem me respekt para presidentit të një populli, i cili prej ditës së parë përvetësoi dhe zbatoi revolucionet e Ataturkut pa bërë asnjëherë presion”.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, shtroi një drekë për nder të Presidentit të RTQV, Akinci.
Ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan, presidentin mysafir e priti me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.
Më pas u kalua në takim kokë më kokë.
Pas këtij takimi të dy presidentët organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në Pallatin Presidencial u shtrua edhe darka për nder të Presidentit Akinci.