"Oskarët e Radios", TRT-ja vlerësohet me 4 çmime

Në Stamboll u shpërndanë çmimet “Oskarët e Radios”. Radiotelevizioni shtetëror i Turqisë, TRT, institucion pionier i transmetimit të përgjegjshëm, fitoi çmime në 4 kategori.

"Oskarët e Radios", TRT-ja vlerësohet me 4 çmime

Çmimet “Oskarët e Radios”, që këtë vit u organizuan për herë të parë nga Platforma Kombëtare e Radios, u shpërndanë me ceremoni në Stamboll.

Ceremonia u çel me një këngë, tekstin e të cilës e ka shkruar drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

TRT-ja, e konsideruar gjerësisht si një shkollë e radiotelevizionit, së bashku me Radiot Kent, u vlerësuan me çmim në kategorinë “Projekti Radiofonik i Vitit”.

Çmimi në fjalë iu dorëzua drejtorit të përgjithshëm të TRT-së, Senol Goka.

Drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka, uroi në fjalën e rastit që këto çmime, të cilat këtë vit u dhanë për herë të parë, të fitojnë përmasa ndërkombëtare duke filluar që nga viti i ardhshëm.

“Vlerësimi me çmim për radion, përvetësimi i radios, përqafimi i radios dhe frymëmarrja bashkë me radion janë gjëra, që unë realisht i kushtoj rëndësi madhore. Përpiqemi të japim mbështetjen tonë me sa mundemi. Sepse radioja është një fushë krejt ndryshe, zëri është me të vërtetë magjepsës. Rrjedhimisht, nëpërmjet këtij zëri magjepsës, që u përcillet njerëzve, krijohet për ta edhe një botë e magjishme”, tha Senol Goka.

Ndërsa presidentja e Departamentit të Radios së TRT-së, Amber Turkmen, u vlerësua me çmimin “Kryeredaktorja e Transmetimeve Radiofonike të Vitit”.

Çmimi “Programi Radiofonik i Vitit” iu dorëzua emisionit “En Radyo”, që transmetohet në TRT FM.

Kurse Ayfer Durak nga radiostacioni TRT FM u vlerësua me çmimin “Producentja e Radios Kombëtare të Vitit”.

Në këtë ceremoni, ku u shpërndanë çmime në 18 kategori të ndryshme, ishin të pranishëm emrat më të njohur të botës së transmetimeve radiofonike dhe artit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme