TRT organizon panelin "Zëri i Ballkanit"

TRT synon zgjerimin e transmetimeve në drejtim të rajonit të Ballkanit

TRT organizon panelin "Zëri i Ballkanit"

Radiotelevizioni i Turqisë, TRT organizoi një panel me temë “Zëri i Ballkanit” me qëllim të zhvillimit edhe më shumë të transmetive në drejtim të vendeve të Ballkanit.

Në këtë panel krahas ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të medias nga vendet e Ballkanit i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori Goka tha se “Ne nuk do ta lëmë Ballkanin. Nuk do të heqim dorë nga Ballkani”.

Në këtë panel u bisedua në lidhje me transmetimet që kanali TRT AVAZ bën në drejtim të popujve turqishtfolëse të Azisë Qendrore, Kaukazit dhe Ballkanit.

TRT-ja, e cila organizoi këtë panel me pyetjen “Si mund ta bëjmë më të mirën?” gjatë dy ditëve do të kërkoj përgjigjen në këtë pyetje me pjesëmarrësit në panel.

Në mesin e pjesëmarrësve në panelin “Zëri i Ballkanit” ndodhen edhe ministrat, deputetë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Ballkanit.

Në fjalën e hapjes drejtori i TRT-së, Senol Goka rajonin e Ballkanit e cilësoi si një “këngë emocionale”.

“Ne dëshirojmë që këtë këngë emocionale ta kthejmë në valle. A është e mundur?, Po është e mundur. Fillimisht duam që këtë kanal tonë ta orientojmë pak më shumë nga rajoni i Ballkanit, që ti kushtojmë më shumë rëndësi këtij rajoni. Më pas do të mund të formojmë edhe programe tjera”, u shpreh drejtori Goka.

Ndërkaq edhe zëvendësdrejtori, Ibrahim Eren duke u nisur nga tregimi i jetës së tij shpjegoi vizionin e tij për të ardhmen.

“Unë si gjeneratë e parë e familjes mërgimtare e ardhur nga Ballkani, për 35 vjet jam me detyrë në këtë vend dhe mund të them se Turqia jo vetëm sot por çdo herë ka kontribuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj në realizimin e vizionit të kulturave të përbashkëta”, u shpreh zëvendësdrejtori Eren.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme