Stamboll: Ekipet speciale në detyrë

Ekipet e Drejtorisë së Degës Anti-Terrorit tani veprojnë në terminalet e stacioneve të autobusëve dhe aeroportet e vendit

257248
Stamboll: Ekipet speciale në detyrë

Ekipet e Drejtorisë së Degës Anti-Terrorit të cilët kanë krijuar "dhomat e intervistimit" në terminalin e madh të autobusëve dhe aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gökçen” në Stamboll, me qëllim të parandalimit të pjesëmarrjes të shtetasve të huajve në organizatën terroriste DAESH brenda 1 viti kanë deportuar 384 persona në vendet e tyre.

Një ekip prej 40 personash të cilët kryejnë detyrën në aeroporte dhe në terminalin e autobusëve, pasi morën trajnimet e nevojshme për një muaj në profilet "analizë e rrezikut", "metodat e hetimit" në Drejtorinë e Degës së Anti-Terrorit të Policisë së përgjithshme, kryejnë detyrën e tyre 7 ditë në javë për 24 orë. Gjithashtu ata janë përzgjedhur edhe me preferencën e komunikimit në gjuhë të ndryshme si anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe arabisht.

- Presin në dyert e avionëve-

Ekipet duke pritur veçanërisht në dyert e avionëve dhe autobusëve të cilët vijnë kryesisht nga vendet si Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Anglia, Amerika dhe Rusia, vende këto të cilët kanë pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve të tyre në DAESH, ata në momentin që vërejnë persona të dyshuar i ftojnë në “dhomat e intervistimit”, ku deri tani kanë intervistuar 1 mijë e 968 të shtetas të huaj.

Ekipet të cilët në intervistë janë të shoqëruar edhe me përkthyes fillimisht ndaj personave drejtojnë 23 pyetje të përgatitura më parë. Dhe në bazë të përgjigjeve, ata kanë riatdhesuar 384 persona të dyshuar, ku gjithashtu edhe disa persona të cilët janë lënë të lirë janë ndjekur edhe brenda vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme