Turqia kundërshton ndalimin e shamisë në Wushu

Kryetari i Federatës Wushu të Turqisë tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet të Federatës Evropiane të Wushus

Turqia kundërshton ndalimin e shamisë në Wushu

Kryeshefi Ekzekutiv i Federatës Wushu të Turqisë dhe anëtar i Bordit të Federatës Botërore të Wushu, Abdurrahman Akyüz tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet të Federatës Evropiane.

Akyüz i cili shpjegon se vitin e kaluar në kampionat nuk kanë dërguar vetëm femra dhe se këtë vit nuk do të marrin pjesë në asnjë turne, u shpreh se: "Federata Evropiane mori vendim se sportistet me shami nuk mund të marrin pjesë në branshin Tao". Për të protestuar këtë nen turpi vendosëm të mos marrim pjesë në Kampionatin Evropian as me përfaqësueset femrat dhe as me meshkujt. Ne si vend nuk e njohim më Federatën Evropiane të vjetruar dhe verbuar. Këtë ia kemi deklaruar edhe Federatës Botërore".

Duke e bërë të ditur se edhe vendet e fuqishme të Evropës si Italia dhe Franca kanë marrë vendim për të dalë nga federata për shkak të keqmenaxhimit Akyuz u shpreh se: "Edhe në të ardhmen nuk do të marrim pjesë në aktivitetet e Federatës Evropiane të vjetruar, e të verbuar dhe do të kryejmë aktivitete së bashku me vendet e tjera të Evropës për themelimin e një federate të re. Pas krijimi të një federate të re Evropiane atëherë do të marrim pjesë në turnetë që do të zhvillohen. Këta persona që drejtojnë këtë organizëm evropian, e kanë braktisur këtë punë dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri sa ato të heqin duar tërësisht nga Wushu-ja".

Zeynep Akyüz sportiste profesioniste kombëtare në Wushu theksoi se ky vendim i Federatës Evropiane është "mosrespektim" ndaj botës Islame.

Edhe Elif Akyüz kampione bote tha se ky vendim i Federatës Evropiane është një "turp dhe akuzë" ndaj botës turke dhe asaj botërore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme