Takimi Çavusoglu-Brglez, në fokus anëtarësimi i Turqisë në BE

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez.

Takimi Çavusoglu-Brglez, në fokus anëtarësimi i Turqisë në BE

Në takimin Çavusoglu-Brglez u vlerësuan marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian, situata aktuale në Ballkan dhe u shqyrtuan në detaje marrëdhëniet turko-sllovene.

Kryeparlamentari slloven rikonfirmoi sërish mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për anëtarësimin e Turqisë në BE me të drejta të plota.

Gjatë ditës së sotme, Milan Brglez do të ketë një takim edhe me homologun turk, Cemil Çiçek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme