Bruksel – Të enjten mblidhet Komiteti i Asociimit Turqi-BE

Të enjten do të mbahet në Bruksel takimi 123. i Komitetit të Asociimit Turqi-Bashkimi Evropian.

Bruksel – Të enjten mblidhet Komiteti i Asociimit Turqi-BE

Ky komitet, që realizon ndjekjen teknike të marrëdhënieve Turqi-BE, themeluar në kuadër të Marrëveshjes së Ankarasë të datës 1 dhjetor 1964 ndërmjet Turqisë dhe atëherë Komunitetit Ekonomik Evropian; do të trajtojë marrëdhëniet e partneritetit dhe zhvillimet e problemet aktuale në procesin e negociatave Ankara-Bruksel.

Krahas “Procesit të Negociatave”, në agjendën e Komitetit të Asociimit bëjnë pjesë “Kriteret Politike dhe Ekonomike”, “Dialogu Ekonomik i Nivelit të Lartë”, “Drejtësia dhe Punët e Brendshme”, “Unioni Doganor dhe Tregtia”, “Mjedisi dhe Ndryshimi Klimatik”, “Dialogu Energjetik”, “Transporti”, “Taksimi”, dhe “Instrumenti i Asistencës së Para-Aanëtarësimit” (IPA).

Të pranishëm në takimin e Komitetit të Asociimit Turqi-BE do të jenë përfaqësues të institucioneve turke dhe autoritete të vendeve anëtare të BE-së, të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme