Erdogan vazhdon takimet në Kuvajt

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Kuvajt për një vizitë zyrtare.

Erdogan vazhdon takimet në Kuvajt

Në fillim mori pjesë një mbledhje pune me biznesmenët kuvajtianë, në Pallatin Beyan.

Në mëngjesin e punës, nga ana turke morën pjesë edhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ismet Yilmaz.

Më pas Presidenti Erdogan priti Zv.Kryeministrin e Kuvajtit dhe Ministrin e Jashtëm, Sheikun Sabah Al Khaled Al Sabah.

Erdogan bisedoi edhe Kryetarin e Kuvendit, Marzouk Alm Ghanim dhe u takua edhe me Kryeministrin, Sheiku Sabah Al Ahmed Al Mübarek Al Sabah.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati një takimi kokë më kokë me Emirin e Kuvajtit, Sheiku Sabah Al Ahmed Al Cabir Al Sabah.

Dy palët, krahas marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve trajtuan veçanërisht edhe çështjen e Sirisë dhe Jemenit si dhe tema të tjera të rëndësishme.

Presidenti Erdogan, në orët e mbrëmjes do të kthehet në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme