Turqia përkujton 100-vjetorin e luftërave të Çanakalasë

Sot dhe nesër në Çanakala do të organizohen ceremoni dhe aktivitete të ndryshme në kuadër të 100-vjetorit të fillimit të betejave tokësore të Çanakalasë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia përkujton 100-vjetorin e luftërave të Çanakalasë

Për të shënuar 100-vjetorin e Betejës Tokësore të Çanakalasë, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë aktivitetesh, ku përpos presidentit të Turqisë, marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve, dhe krerët e parlamenteve, kryeministra, ministra të mbi 70 vendeve.

Presidenti Erdoan sot ndodhet në Çanakala për të marrë pjesë në ceremonitë festive.

Presidenti Erdoan dhe Princi i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, Çarls vendosën kurora me lule përpara Monumentit të Mehmetçikut.

Pastaj Princi Çarls mbajti një fjalim në emër të shteteve të antantës, kurse Presidenti Erdoan foli në emër të Republikës së Turqisë.

Në sheshin e ceremonisë janë ngritur në shtizë flamujt e Turqisë dhe të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Presidenti Edoan do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që do të mbahet në lapidarin e ushtarëve anglezë.

Për nder të kryetarëve të delegacioneve mysafire që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Fitores së Çanakalasë dhe në Samitin e Paqes që u mbajt të premten pasdite në Stamboll, në darkë Presidenti Erdoan do të shtrojë një darkë në jahtin historik të Ataturkut, “Savarona”.

Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç, President i Malit të Zi Filip Vujanoviç, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve, Predrag Matic Fred.

Beteja në Çanakala, e njohur edhe si Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore, dhe sipas shumë indikatorëve dhe luftërave në përgjithësi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme