Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Amerika do të mbajë qëndrimin e mëparshëm për ngjarjet e 1915

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur deklarata e parë zyrtare në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Amerika do të mbajë qëndrimin e mëparshëm për ngjarjet e 1915

Zv.Zëdhënësia e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Marie Harf, gjatë konferencës ditore për shtyp tha se “Këtë vit disa kanë pritur një gjuhë tjetër dhe ne këtë e dimë. Por ne vazhdojmë të besojmë në të drejtën e qëndrimit të mbajtur në vitet e shkuara”.

Harf theksoi se kjo temë erdhi në rend shkurtazi edhe në takimin e Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në Uashington me homologun e tij amerikan John Kerry.
Ndërkaq, një deklaratë e ngjashme erdhi edhe nga Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric SHULZ.

Shulz tha: ''Nga Presidenti Obama, mund të presim një deklaratë që nënvizon rëndësinë historike të ngjarjeve të vitit 1915 që këtë vit shënojnë 100 vjetorin”.
Më parë ishte njoftuar se presidenti amerikan në lidhje me këto ngjarje nuk do të përdorte termin “gjenocid”.

Pritet që Presidenti Obama, ashtu si në vitet e shkuara të përdorë shprehjen “Meds Yeghern” që do të thotë “Tragjedi e madhe”.

Ndërkaq edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se Moska dëshiron që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme