23 Prill - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve

Kjo ditë kemtohet si dita kur Turqia mori në dorë sovranitetin e kombit dhe i bëri të ditur tërë botës vendosmërinë për të jetuar në pavarësi.

23 Prill - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve

Sot është 23 prilli, Festa e Fëmijëve dhe Sovranitetit Kombëtar të Turqisë. Sot është një festë kombëtare ku festohet themelimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, pra më 23 prill 1920. 23 prilli festohet gjithashtu edhe si dita e fëmijëve dhe në këto festime marrin pjesë fëmijë nga të katërta anët e botës.

Në vitin 1920, Gjatë Luftës së I Botërore, Perandoria Osmane, ishte quajtur e mundur me dorëzimin e Gjermanisë dhe vendeve të tjera aleate. Me marrëveshjen e armëpushimit të Mondrosë dhe me nënshkrimin e Traktatit të Sevresë, tokat e vendeve që pësuan humbje, u hapën për pushtuesin. Vendet që fituan luftën, filluan të pushtojnë rajone të rëndësishme të Turqisë përfshi edhe Stambollin. Me pushtimin e Izmirit nga ana e ushtrisë greke, reagimi i kombëtarëve turq arriti kulmin. Padishahu i fundit i Perandorisë Osmane, Sulltan Vahdettin, duke parë që mundësitë për të rezistuar në Stamboll ishin shumë të kufizuara, Mustafa Qemalin që kishte treguar trimëri dhe sukses në Çanakala, me detyrën e Inspektorit të Ushtrisë së 9-të e dërgoi në Anadoll që nuk ishte pushtuar ende.

Në 19 maj 1919, me daljen e Mustafa Qemalit në Samsun, filloi edhe përpjekja kombëtare ndaj pushtuesit. Me vendimet e Marra në Kongresin e Sivas dhe Erzurumit, u pa një mbështetje e madhe e mendimit që në vend të braktisjes së popullit në mëshirën e fitimtarëve, të mbrohej e ardhmja e popullit turk me vullnetin e vet. Kështu që u vendos edhe themelimi në Ankara i Kuvendit Kombëtar. Në 23 prill 1920, me pjesëmarrjen e deputetëve të përcaktuar në të katërta anët e Perandorisë Osmane, u çel Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë.

Deputetët heronj që u mblodhën, me vetëbesimin për të përcaktuar vetë të ardhmen e kombit, vunë në zbatim vendimin për të luftuar kundër pushtuesve.
Me mbledhjen dhe bashkimin e njësive të ushtrisë që mbështetën mendimin për një luftë kombëtare, nga të katërta anët e Turqisë dhe me vullnetin e popullit, ushtritë e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, filloi Lufta për Pavarësi. Fitorja e arritur kundra pushtuesve, në 30 gusht 1922, dhe marrëveshja e Lozanës, mundësuan themelimin e Republikës së re të Turqisë.
Më 23 prill 1924 u vendos që kjo ditë të festohet si themelimi i Kuvendit të Madh Popullor. Kurse 5 vjet më pas, në 23 prill 1929, kjo festë ju dhurua fëmijëve. Që nga viti 1929, 23 prilli festohet edhe si dita e Sovranitetit Kombëtare edhe si festa e fëmijëve.

Unesco vitin 1979 e pranoi si vitin e fëmijëve. Ndërsa Instituti i Radio Televizionit Turk, filloi Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve. Falë kësaj, festa e fëmijëve mori një dimension ndërkombëtar.

Çdo vit, në festivalin e fëmijëve marrin pjesë mesatarisht 40 vende. Fëmijët dhe mësuesit e tyre nga të katërta anët e botës vijnë dhe njihen me bashkëmoshatarët turq. Festivali i Fëmijëve, deri në vitin 2000 u organizua në Ankara, më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Stamboll, Antalja e Izmir. Këtë vit fëmijët nga të katërta anët e botës u takua në Piramidën e Qelqit në Antalja. Premiera e Festivalit të 37-të të Fëmijëve do të realizohet me shumë aktivitete dhe do të transmetohet në ekranet e TRT-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme