Erdogan: Kush është burimi i armëve dhe financës së DAESH?

Presidenti i Irakut, Fuad Masum, zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe ndalesa e parë ishte Anitkabir-i.

246109
Erdogan: Kush është burimi i armëve dhe financës së DAESH?

Pas vendosjes së kurorës me lule në mauzoleun e Ataturkut, Masum mbajti qëndrimi nderi dhe la shënim në Fletoren e Veçantë të Anitkabir-it.
“Populli irakian, ndjen admirim me suksesin she zhvillimin e Turqisë në politikë, ekonomi e fusha të tjera. Për këtë përmendim rolin thelbësor të themeluesit të Republikës moderne turke, Mustafa Qemal Ataturk” shkroi Presidenti irakian në fletoren e Anitkabirit.
Më pas Presidenti i Irakut, Fuad Masum, u prit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.
Dy liderët, pas takimit kokë më kokë, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, presidenti Erdogan tha: “...në objektivin e organizatës terroriste DAESH janë myslimanët dhe historia jonë e shquar”.
“Nga vijnë gjithë këto burime armësh dhe parash? Kjo është pyetja që ne duhet të insistojmë. Përveç myslimanëve, pse atje gjenden persona nga bota e krishterë?” tha Presidenti Erdogan.
“Nga Iraku në Turqi janë strehuar 300 mijë vetë. Gjithashtu 1 milion e 700 mijë vetë kanë ardhur nga Siria. Nga Evropa vijnë deklarata që përgatisin bazën për mbytjet enkas të anijeve me klandestinë në Mesdhe dhe në Egje. Nëse vendet anëtare në BE bëjnë deklarata të tilla atëherë kjo është një tragjedi. Si mund të përvetësohet një qasje e tillë. Nëse Turqia strehon 2 milion persona, këtë e bën si një detyrë njerëzore dhe morale. Unë dënoj këtë qasje të perëndimit” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan
Në mbledhje, gjithashtu, Presidenti Erdoan rikujtoi se me Irakun zhvillohet një vëllim tregtar prej 11.1 miliardë dollarësh dhe shtoi se shpresojnë që kjo shifër të rritet dhe të arrijë në 20 miliardë dollarë.

Duke iu referuar konferencës për investim në Irak që u zhvillua javën e kaluar në Stamboll, Erdogan bëri të ditur se shpreson që në periudhën në vijim në këtë fushë të ketë një shtysë të re.
Ndësa në lidhje me përfundimin e Operacionit në Jemen, Erdogan tha: “Shpresojmë që ky operacion që duket se ka arritur suksesin, ti hapë rrugën palëve për tu ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Ripërsëris se do të jemi pranë vëllezërve jemenas në çdo temë duke filluar nga ndihmat njerëzore”.
Ndërsa Presidenti mysafir Fuad Masum tha se ndjekin me admirim sukseset e arritura të Turqisë.
Ai bëri të ditur se janë ballë për ballë me një organizatë terroriste që është larg çdo vlere fetare, sektesh apo morali dhe mbështesin çdo përpjekje të Turqisë apo vendeve të tjera të rajonit.
“Ne duhet të përpiqemi që të përforcojmë marrëdhëniet tona” tha Masum duke shtuar se pas mos arritjes së nivelit të duhur të shifrave tregtare me Turqinë, qëndron organizata terroriste.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme