Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

MPJ turke: Të zbardhen zjarrëvëniet në xhamitë e Komotinit

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka cilësuar si “të dyshimtë” djegien e njëkohshme të pemëve në kopshtet e xhamive “Mahmut Aga” dhe “Alankuyu” në qytetin grek Komotini, në Trakinë Perëndimore të banuar nga pakica turke.

MPJ turke: Të zbardhen zjarrëvëniet në xhamitë e Komotinit

“Mësuam me keqardhje zjarret, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në xhami”, thuhet në komunikatën e MPJ turke dhe shtohet se djegiet e njëkohshme të pemëve në kopshtet e xhamive “Mahmut Aga” dhe “Alankuyu” janë të dyshimta, pasi “këto dy ngjarje të shtyjnë të mendosh se janë të lidhura me njëra-tjetrën”.

“Urojmë që autoritetet greke të zbardhin sa më parë ngjarjet e shëmtuara në vendet e sipërcituara, të cilat janë të shenjta për pakicën turke në Trakinë Perëndimore, si dhe presim që të merren masat e duhura për garantimin e qetësisë dhe sigurisë së pakicës turke”, nënvizohet ndër të tjera në deklaratën e MPJ në Ankara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme