Babacan: Sektori privat, rol kyç në rritjen ekonomike e punësim

Zv/kryeministri turk, Ali Babacan, deklaroi se sektori privat luan një rol kyç në rritjen ekonomike dhe punësim, pasi vetëm qeveritë dhe bankat qendrore nuk do të arrinin kurrë të garantonin rritjen ekonomike.

Babacan: Sektori privat, rol kyç në rritjen ekonomike e punësim

Pjesëmarrës në konferencën me temë “Drejt një Mekanizmi Qeverisës Global”, organizuar nga B20-a (Business 20) në kuadër të Sesioneve të G20-s në kryeqytetin Uashington të SHBA-ve, Ali Babacan u shpreh se sektori privat luan një rol kyç në rritjen ekonomike dhe punësim, pasi vetëm qeveritë dhe bankat qendrore nuk do të arrinin kurrë të garantonin rritjen ekonomike.

Duke theksuar se pikërisht për këtë arsye B20-a është shumë e rëndësishme, Babacan u shpreh se përfshirja e kompanive private në agjendën e G20-s renditet mes prioriteteve të Turqisë.

Pasi i rikujtoi të pranishmit se B20-a ka 5 nëngrupe pune, zv/kryeministri turk bëri me dije se këtyre u kanë shtuar edhe një grup të ri për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme (SVM), të cilat japin kontribut madhor në punësim.

Ai u ndal gjithashtu mbi planet e presidencës turke të G20-s, duke njoftuar se në maj do të mblidhen ministrat e Ushqimit dhe Bujqësisë së vendeve të G20-s, në muajin shtator ministrat e Punës, ndërsa në tetor ministrat e Tregtisë.

Përveç këtyre, vijoi Babacan, nën presidencën e Turqisë do të mblidhen për herë të parë edhe ministrat e Energjetikës së G20-s, por nuk do të mungojnë as takimet sektoriale.

Zv/kryeministri Ali Babacan rikujtoi se samiti i radhës së G20-s do të zhvillohet në Antalia, më 15-16 nëntor; ndërsa vuri në pah të priturat rreth pjesëmarrjes në këtë samit të përfaqësuesve të sektorit privat dhe grupeve të reja të punës, me propozime dhe këshilla të dobishme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme