Yildiz-Kiriyenko hedhin themelet e Centralit Bërthamor Akkuyu

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildiz dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Shtetërore të Energjisë Atomike të Rusisë (Rosatom), Sergey Kiriyenko, hodhën bashkarish themelet e Centralit Bërthamor Akkuyu.

235923
Yildiz-Kiriyenko hedhin themelet e Centralit Bërthamor Akkuyu

Reaktori i parë i centralit, që do të formohet nga gjithsej 4 njësi me nga 1.200 megavat fuqi secila, do të jetë operativ në vitin 2019.

Jetëgjatësia e shërbimit të Centralit Bërthamor Akkuyu, që do të prodhojë elektricitet të mjaftueshëm sa për të mbyllur një pjesë të madhe të deficitit energjetik të Turqisë, do të jetë 60 vjet.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Federatës Ruse për ndërtimin e centralit nuklear në fjalë është nënshkruar në vitin 2010.

Me qëllim për të shtuar furnizimin me energji dhe për të reduktuar varësinë energjetike përballë Rusisë, apo Iranit, Turqia ndërmori një program bërthamor ambicioz, që parashikon ndërtimin e 3 centraleve atomike deri në vitin 2030.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme