Në Turqi kremtohet Java e Lindjes së Profetit Muhammed

Në hapje të këtij solemniteti Presidenti Erdoan mbajti një fjalim ku tha se feja e jonë e vetme është Islami

Në Turqi kremtohet Java e Lindjes së Profetit Muhammed

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në Programin e Hapjes së Javës së Ditëlindjes së Pejgamberit të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Stamboll me temën "Hz. Pejgamberi dhe Etika e Bashkëjetesës Fetare" të organizuar nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, filloi duke thënë, “Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi udhërrëfyesin, të nderuarin tonë, Muhammed Mustafain dhe mbi familjen e tij."

Erdoğan i cili vijoi fjalën duke thënë, "Paqja e Allahut qoftë mbi sahabet (shokët e Pejgamberit) të gjithë dijetarët, të dashurit e Allahut dhe njerëzve të ndritur në zemër të cilët për 14 shekuj ndriçojnë njerëzimin", tha, "Për shkak se po përjetojmë edhe një herë Javën e Lindjes së Pejgamberit në kohën e lindjes së tij që përket me këtë pjesë të vitit, falënderoj Zotin tim."

- Shoqëritë e Perëndimit ndodhen në një krizë serioze në pikëpamje të besimit

Erdoğan i cili tërhoqi vëmendjen në faktin që në botën e sotme po përjetohet një sprovë e vështirë, u shpreh kështu:

“Po kalojmë nga një periudhë ku në katër anët e botës, çdo ditë dhe në çdo moment ushtrohet dhunë, masakra, terror, tortura dhe më shumë veprime të tjera që nga feja jonë dhe patjetër nga Pejgamberi jonë janë keqësuar, janë ndaluar. Islamofobia e cila vazhdimisht po përhapet në Perëndim, po shndërrohet në një sulm total ndaj kryesisht librit tonë, Pejgamberit tonë dhe ndaj të gjithë atyre që ne i konsiderojmë të shenjtë. Po vështrojmë me pikëllim se si shoqëritë Perëndimore të cilët po përjetojnë një krizë serioze në pikëpamje të besimit, duke patur në objektiv Islamin dhe myslimanët, të kërkojnë një rrugëzgjidhje nga kjo dhe të hyjnë në një udhë shumë të gabuar."

Erdoğan i cili theksoi se organizatat terroriste e kanë lënë botën Islame ballë për ballë me probleme të mëdha, vijoi me këto fjalë:

"E shpreh posaçërisht hapur dhe qartë, shkatërrimi të cilin e shkaktuan organizatat terroriste ashtu si DAESH, kanë arritur në një nivel që i ka tejkaluar përpjekjet e armiqve të Islamit. këto zhvillime të tilla, përveçse i lënë myslimanët në mes të problemeve më të mëdha, nuk i bëjnë shërbim edhe ndonjë synimi pozitiv. Në të kundërt, i sjellin Islamit pikëpamje të gabuara."

"Sektarizmi e ndau copë copë botën Islame"

Presidenti Erdoğan, duke u shprehur që në ditët e sotme sektarizmi e ka copëtuar ummetin dhe se ummeti këtë e ka përjetuar nga afër, tha se kjo nismë tashmë shihet në Irak, Siri, Palestinë, Jemen dhe se myslimani vret myslimanin pa patur aspak mëshirë.

Erdoğan i cili aludoi në faktin se kjo ndodh veçse për shkak të dallimit në sekte, tha: "E them kaq hapur dhe qartë. Këta i përjetojmë edhe personalisht ne vetë si politikanë. I flasim këto tema me ta. Përsëri po flas hapur dhe qartë, ne nuk kemi një fe të quajtur Sunnizëm, as një fe që quhet Shia. Feja jonë e vetme është Islami. Këtë duhet ta dimë në këtë mënyrë. Sa keq që jetojmë probleme me ata të cilët e konsiderojnë sektin si fe. I gjithë problemi është këtu."


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme