Bozkir: Turqia rol kyç për energjinë e Evropës

Ministri turk për Bashkimin Evropian dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir, mbajti një fjalim në çeljen e mbledhjes së 34-t të Takimi i Komitetit Këshillimor.

Bozkir: Turqia rol kyç për energjinë e Evropës

Ai tha se pavarësisht se Turqia ka bërë ato që i përkasin, për shkak të pengesave politike nuk janë hapur kapitujt kyç duke filluar nga ai i energjisë.

Bozkir, theksoi se 70% e opinionit publik turk është për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Edhe disa anëtarë që mbajtën fjalim në komitet u shprehën se “nuk duhet humbur Turqia dhe duhet përshpejtuar procesi”.

Ndërkaq Bozkir nënvizoi se Turqia për shkak të Unionit të Doganave, ndikohet direk prej marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e treta.

“Nëse gjendja jonë nuk merret parasysh në negociatat e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë nuk do të jetë e mundur që të vazhdojmë gjendjen aktuale në Unionin e Doganave” tha Ministri turk për Bashkimin Evropian dhe Kryenegociatori Volkan Bozkir.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme