Schulz, i impresionuar nga pritja që u bën Turqia refugjatëve

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë vizitës që ka bërë në kampet, ku janë strehuar të ardhurit nga Siria tha se Turqia u ka bërë pritje të jashtëzakonshme refugjatëve.

Schulz, i impresionuar nga pritja që u bën Turqia refugjatëve

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka vëzhguar nga afër qytetin e kontejnerëve që është ngritur në Ënxhypinar (Öncüpınar) në provincën Kilis të Turqisë, ku strehohen refugjatët sirianë.

Schulz bashkë me delegacionin që e shoqëronte pasi i bëri një vizitë në zyrë Prefektit të Kilis-it, Sulejman Tapsiz (Süleyman Tapsız), kaloi në qytetin e kontejnerëve. Këtu delegacioni ka vizituar kopshtin e fëmijëve “Zeytin”, ku arsimohen fëmijët e refugjatëve. Këtu është pritur nga nxënësit me këngë në gjuhën turke, angleze dhe në atë arabe.

Schulz ka marrë informacion nga drejtuesit e kampit dhe ka vërejtur punimet për zgjerimin e tij. Pastaj ka shëtitur gjithashtu objektet sociale, ku arsimohen dhe edukohen sirianët në kursin e mozaikut dhe të qilimave.martin schulz ne turqi

Kreu i Parlamentit Evropian ka pëlqyer një nga qilimat e endur nga nxënësit dhe ka pranuar një dhuratë nga mësuesja e kursit të mozaikut, Byshra Shejhali (Büşra Şeyhali), e cila i ka dhuruar atij edhe një tablo mozaiku me emblemën e BE-së.

- "U impresionova jashtëzakonisht nga ato që ka bërë Turqia"-

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në deklaratën e tij tha se shërbimet ndaj refugjatëve janë të jashtëzakonshme dhe duke e cilësuar si një mundësi të madhe vizitën e tij në kampet e refugjatëve sirianë në Turqi, ai u shpreh se: "U impresionova jashtëzakonisht nga ato që ka bërë Turqia. Së pari marrëdhëniet njerëzore janë të ngrohta dhe miqësore. Besoj me sinqeritet se kemi nevojë të madhe për këtë veçanërisht se ndodhemi në rajonin kufitar. E dyta këtu ndodhet një organizim i jashtëzakonshëm, ku mund ti shohim me sytë tanë punët e shkëlqyera që janë bërë. Ne këtu shikojmë se çdo gjë funksionon perfekt duke u plotësuar të gjitha nevojat dhe është krijuar një infrastrukturë. Njerëzit mund të strehohen në një mënyrë të sigurt. Si një politikan ndërkombëtar unë mund të them se krizat që ne ndjekim, problemet e mëdha dhe fatkeqësitë nuk zgjidhen vetëm në tavolinat e negociatave. Vendet që duhet të ndihmohen më shumë janë vende si këto. Duhet të shikojmë nga kjo anë dhe të ndihmojmë".

martin schulz ne turqi- Shpresa e gjallë në sytë e fëmijëve-

Schulz, theksoi gjithashtu se të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën për përfundimin e luftës civile në Siri. Ai ka pohuar më tej se kjo ide duhet të jetë një thirrje për të gjitha palët: "Për ti dhënë fund kësaj drame duhet të ndalohet kjo luftë civile. Do të kthehem në Bruksel dhe në Strazburg me mirënjohje të thellë dhe këto ndjesi do ti paraqes edhe atje. Sepse ndihmat e bëra nga Turqia janë të jashtëzakonshme".

Schulz, i cili ka pohuar se në të gjitha shkollat që kanë vizituar ai ka vërejtur shpresën tek sytë e fëmijëve pavarësisht të gjitha dhimbjeve që ato kanë përjetuar, theksoi më tej se kjo tregon falënderimin më të madh të tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme